Gashi: Qeveria nuk e do gruan në pozita vendimmarrëse

Gjatë konferencës së organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim me temë “Përtej margjinalizimit – Çfarë tani dhe çfarë më tutje?”, mes tjerash u tha se regjistrimi i pronave në emër të grave nuk respektohet as nga vet vendimmarrësit.

Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, tha se asnjë gjykatës nuk e ka pronën të regjistruar në emër te të dy bashkëshorteve përveç një prokurori, duke shtuar së Qeveria dhe institucionet tjera nuk e duan gruan në vendimmarrje.

“Gratë që kanë pozita vendimmarrëse nuk kanë pronë për shkak se nuk e kanë vullnetin, asnjë gjykatës nuk e ka pronën të regjistruar në emër të përbashkët përveç një prokurori. Të gjithë e kryetarët të gjykatës nuk e kanë pronën e përbashkët e cila është konstantu nga një hulumtimi i koleges Blerta Iberdemaj, e që më këto statistika mund të kuptojmë se cilat janë shpresat e qytetareve. Kemi matur vetëm 4 kryetar e kanë të regjistruar pronën edhe në emër të grave, 34  të tjerët kanë probleme ose e kanë të vëllazinjve ose të babës ose nuk e kanë fare të regjistruar ose vetëm të vetin”, tha Gashi.

Ai thotë se kemi komuna që vetëm një pronë është regjistruar në emër të gruas dhe se duhet të inkurajuar gratë, dhe së këto lëndë duhet të jenë prioritet në gjykata.

“Shumë prej grave tyre kanë përfunduar në strehimore pasi që nuk kanë mu shku ,të baba nuk munden se pronën e ka vllau, në shtëpi dominon burri dhe e rrezikojnë më humb gjithçka se nuk kanë strehë. Për një gru është shumë e rëndësishme që me regjistru pronën se është siguri dhe mirëqenie. Kosova ka një shkollim të lartë të grave 53 e të diplomuarave janë 30 për qind punojnë në administratë dhe qeveri. Partia dhe qeveria e Kosovës nuk e donë gruan në vendim marrje. Kemi partinë PSD që po tenton në balancimin 50/50 por në asnjë degë në komuna nuk e kanë të drejtuar nga gratë”, u shpreh Gashi.

Gashi shtoi se duhet shtuar presioni për trajtimin e barabartë ndaj komunitetit LGBT, që të lejohen martesat mes dy gjinive.

Gjithashtu, ai përmendi rastin për të cilën raportoi javën e kaluar se prokurori e quan “të poshtër” vajzën që pretendohet se u ngacmua seksualisht.

“Ngacmimet seksuale, sa do vepra penale të futen ne Kod, kur kemi prokuror që paragjykojnë viktimave dhe kërcënojnë nuk mund të bëjmë më shumë, duhet të shtojmë presionin që mos të punojnë dhe njëjtë edhe me komuniteti LGBT po shohim që ende si shoqëri nuk kemi mundur të fusim lejimin e martesave mes dy gjinive, po  lejojmë që të ndodhin filmime se si ata trajtohen”, tha ai.

KALLXO.com kishte raportuar në nëntor të vitit të kaluar që në një video dëgjohen disa polic teksa i marrin në pyetje dy burrat dhe në të njëjtën kohë tallen me tallen me ta duke i pyetur nëse kanë kryer marrëdhënien, apo jo.

https://kallxo.com/skandaloze-policia-e-kosoves-abuzon-me-personin-qe-e-akuzon-se-eshte-pjesetar-i-lgbti-video/

KALLXO.com është duke raportuar live nga kjo konferencë.

Haxhi Gashi, Dekan i fakultetit Juridik, në këtë rast tha se martesat në mes gjinive të njëjta mund të rregullohen me ligj të veçantë.

Në anën tjetër, KALLXO.com ka raportuar në muajin shkurt se Projektkodi i ri civil i Republikës së Kosovës, nuk lejon martesën ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

https://kallxo.com/haxhi-gashi-martesat-ne-mes-gjinive-te-njejta-mund-te-rregullohen-me-ligj-te-vecante/