Kreshnik Gashi - Foto: KALLXO.com

Gashi: Policia të kërkojë falje për rastin e Valbona Nrecajt

Trajtimi i rasteve të dhunës në familje nga policia dhe institucionet e tjera po shihet si problematik nga viktimat dhe shoqëria civile.

Autori i emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’, Kreshnik Gashi tha se duhet të ketë kërkim falje publike për neglizhencat në rastin e vrasjes së një nëne dhe një vajze nëntë vjeçare në Gjakovë.

“Asnjë institucion i Kosovës ende nuk ka kërkuar falje për mosveprimin e tyre në trajtimin e këtij rasti. Duhet me kërku falje. Policia e Kosovës ende qëndrim zyrtar e ka konferencën që e ka mbajtur pas një dite ku ka thanë se çdo gjë në veprimet policore ka qenë në rregull”, tha Gashi.

Më 7 korrik 2018, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare vdiqën pasi u qëlluan me kallashnikov nga burri, përkatësisht babai i saj, Pjetër Nrecaj. Disa orë para vrasjes, viktima e kishte njoftuar policinë se po kërcënohej nga burri.

Në debatin lidhur me dhunën në familje, përfaqësues i Policisë së Kosovës ishte Afrim Ahmeti.

Lidhur me këtë rast, Ahmeti tha se po presin rezultatin e hetimeve për policët, por sipas tij gjithkush që mund të ketë bërë shkelje do të dënohet.

“Mundem me i garantu secilit që çdokush që gjindet që ka bërë shkelje apo neglizhim ka me dhënë përgjegjësi”, tha Ahmeti.

Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë ‘Jeta nw Kosovë’:

 

 

www.kallxo.com