Jeton Mehmeti

GAP: Importi i veturave të vjetra, nuk është në favor të qytetarëve

Iniciativa për heqjen e limitit të vjetërsisë së veturave që importohen në Kosovë po kundërshtohet nga Insitituti GAP.

Hulumtuesi i këtij instituti, Jeton Mehmeti dha shifra mbi importin e veturave të vjetra në Kosovë.

“Sipas të dhënave nga dogana gjatë 2018, në 8 mujorin e parë ka pasë rreth 8 mijë vetura të vjetra  të importuara më pak sesa vitin e kaluar. Ka një iniciativë që të ndryshohet ligji që rritë limitin e viteve të veturave të importuara”

Ai shtoi se njerëzit duhet ta kuptojnë disavantazhin e lejimit të importit të veturave të vjetra.

“Ajo që duhet të shpjegohet është që importi i veturave të vjetra nuk është në favor të qytetarëve”, tha Mehmeti.

Diskutimin e plotë mbi këtë çështje mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: