Foto: Fisnik Ismajli

GAP dhe GSJP, Organizojnë Diskutimin 'Kosova Dhjetë Vjet Shtet'

Instituti GAP dhe GSJP organizojnë tryezën e rrumbullakët ” Kosova në Evropë: Dhjetë vjet shtetësi e kontestuar në një fqinjësi të trazuar “.

Kjo tryezë organizohet në kuadër të serisë së Forumit Reflektues të Ballkanit Perëndimor – Procesi i Berlinit dhe Strategjia e Zgjerimit të BE-së.

Në vazhdën e publikimit të strategjisë së re të zgjerimit të BE-së, në këtë tryezë të rrumbullakët do të shkëmbehen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor në përgjithësi dhe marrëdhëniet BE-Kosovë në veçanti.

Ky diskutim synon të ngrit çështje të tilla si: Çfarë mundësish dhe çfarë rreziqesh bart qasja e tanishme e procesit të Berlinit?

Sa e suksesshme ka qenë ruajtja e shtytjes së një procesi të ngadalësuar të pranimit?

Cilat janë fushat kyçe për implementim, ku duhet të përqendrohet procesi i Berlinit dhe si t’i shfrytëzojmë më së miri mënyrat e reja të bashkëpunimit që janë nisur nga kjo nismë ndërqeveritare?

Si ndërlidhet qasja e tanishme e procesit të Berlinit me strategjinë e zgjerimit të BE-së dhe agjendën e saj politike?

Cilat janë implikimet e Britanisë së Madhe që do të jetë nikoqire e samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Londër në vitin 2018?

Cila është perspektiva e tanishme e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti sa i përket pranimit në BE?

Cilat janë pengesat kryesore që mund të dalin në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE dhe si t’i tejkalojnë ato?.