Gani Dreshaj, AAK, Istog. Foto: Atdhe Mulla

Gani Dreshaj tregon kush i ka fajet për mosliberalizim të vizave

Në debatin parlamentar që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, deputeti nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka thënë se nëse dikush ka faj për mosliberalizim vizash i kemi ne fajet.

“Na është mirë me i bo punët tona si parlamentarë. Sa kemi lobuar ne si deputet, si parti, si qeveri, edhe është shumë kollaj me ia lënë fajin dikujt tjetër por të mundohemi të shikojmë çka të bëjmë nesër e pasnesër që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm”, tha Dreshaj në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare pas dështimit të liberalizimit të vizave.

“Mos të mundohemi me ia vënë fajin dikujt tjetër për me i fitu zgjedhjet e ardhshme. Mos u mundohni me ia lënë fajin BE”, tha deputeti i AAK-së.

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet rreth dështimit të liberalizimit të vizave.

Partitë opozitare i bënë thirrje pozitës të marrë përgjegjësitë për dështimin me liberalizimin dhe Interpolin.

Partitë opozitare, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme pas dështimit për liberalizimin e vizave.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, tha dje në Prishtinë se qytetarëve të Kosovës mund t’u hiqen vizat në vitin 2020.