Foto: Ilustrim

Vajzës nga Ferizaj i kërkohen 100 euro për të ndaluar publikimin e fotografive intime

Një person i dyshuar është arrestuar mbrëmë nga policia në Ferizaj për shantazh ndaj një gruaje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pasi dyshohet të ketë shantazhuar një grua duke i kërkuar para.

Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se ka marrë nga viktima para në shumë prej 100 euro, me qëllim që të njëjtës të mos i’a publikojë disa fotografi në rrjetet sociale.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.