Arkiv - Milan Radoiçiq (në mes, pa kravatë), pasi u emërua nënkryetar i Listës Serbe, Foto: Kossev/Balkan Insight

Futbolli paralel: Bashkëpunëtori i Haradinajt në arrati, Milan Radoiçiq, synon kreun e ‘Federatës së Kosovës dhe Metohisë’

Kuvendi zgjedhor i Lidhjes së Futbollit të qarkut të Mitrovicës ka zgjedhur të enjten kryesinë e re të klubit të futbollit Trepça dhe në të njëjtën kohë ka shpallur kandidaturën e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiqit, për kryetar të ‘Lidhjes së Futbollit të Kosovës dhe Metohisë’, raporton portali i lajmeve nga Mitrovica e Veriut, Kossev.

Milan Radoiçiq është në kërkim nga autoritetet e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq i cili mbeti i vdekur nga të shtënat ndaj tij në Mitrovicë të Veriut më 16 janar të vitit të kaluar.

Deri më tani, Radoiçiq, sipas Kossev, ka qenë kryetar i klubit Trepça i cili funksionon në Mitrovicë të Veriut por nuk bën gara në sistemin garues të Kosovës.

Zgjedhjet për kryetar të ‘Lidhjes së Futbollit të Kosovës dhe Metohisë’ mbahen më 4 mars.

Radoiçiq është përmendur shpesh si drejtues i aktiviteteve ilegale në veri të Kosovës.

Në disa raste, ai është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ndërsa ky i fundit e kishte pranuar se bashkëpunon me të.

https://kallxo.com/haradinaj-kritikohet-per-bashkepunimin-milan-radojiciqin/

Në janar, gjykata në Kosovë ka lëshuar urdhër-arrest ndaj tij.

https://kallxo.com/gjykata-leshon-urdher-arrest-per-millan-radoiciq/