Ilustrim

Fushë Kosovë - Kapet me marihuanë, arrestohet

Policia njofton se është arrestuar një burrë pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, Fushë Kosovë në orën 16:30.

“Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 52 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 6.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e lloji Spid dhe 27.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, ka njoftuar PK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.