Fushë Kosovë: Arrestohet për sulm ndaj gruas

Një burrë nga Fushë Kosova është arrestuar, pasi dyshohet ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij, të cilës më pas i ishte ofruar tretman mjekësor.

Në raportin 24 orësh, është treguar se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.