Ilustrim

Fushë Kosovë, arrestohet pasi u kap me marihuanë

Një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë në orën 14:00.

Policia njofton se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.