Fuqia e armëve dhe veçoritë e makinave të reja të FSK

Automjeti ushtarak “Humvee” u krijua në vitin 1979 ndërsa filloi të përdorej në vitin 1984.

High Mobility Multi- purpose Wheeled Vahicle përdoret nga ushtritë e disa vendeve të botës.

Gjatë ditës së sotme Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë dhuruar tre automjete “Humvee”, ndërsa 51 të tjerë do të blihen.

“Humvee” peshon rreth 11 tonë ndërsa u ndërtua për të zëvendësuar automjetin “M-151”, lloj që është përdorur në luftën e Vietnamit.

HMMWV ishte projektuar kryesisht për transportin e personelit në luftëra dhe të mallrave të lehta prapa vijave të para.

“Humvee” ka një motor të fortë dhe shtresën e blinduar, e cila mund të largohet nëse nuk ka rrezik në mjedise  të ndryshme operative.

Automjeti është i mbyllur i gjithi por ka edhe dritaret e emergjencës, të cilat mund të çelen dhe trupat brenda mund të dalin në rast rrokullisjeje ose mbylljes së derës.

Janë të paktën 15 lloje të ndryshme “Humvee”, të cilat janë përdorur nga ushtritë amerikane.

Ato shërbejnë për transportim mallrash, platforma automatike të armëve, raketave, mund të përdoren edhe për strehim.

“Humvee 4×4” është e mbyllur me një kabinë metalike, është e ndërtuar nga alumini i lehtë i cili i reziston ndryshkut.

Këto automjete lëndë djegëse kanë benzinën dhe naftën.

Po ashtu, këtij automjeti mund t’i montohen armë si mitraloz e deri në raketahedhës të lehtë.