FSK parakalon në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës do të parakalojnë në kazermën “Adem Jashari” për nder të 20-vjetorit të çlirimit të vendit.

Gjatë kësaj ngjarje presidenti i Kosovës, njëherësh edhe Komandanti Suprem i Forcave të Sigurisë, Hashim Thaçi do të mbajë një fjalim para ushtarëve.

Më 12 qershor janë bërë 20 vjet që kur forcat e NATO-s kanë hyrë për ta çliruar Kosovën dhe për t’i dhënë fund pushtimit serb në Kosovë.

Dje, në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kanë qenë të pranishëm edh ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane Medeline Albright, gjenerali Welsley Clark e shumë personalitete të tjera.