FSK Nderon Epopenë e UÇK-së

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë organizuar një ceremoni ushtarake për nderë të Epopesë së UÇK-së.

Ceremonia është organizuar në kazermën që mban emrin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Adem Jasharit.

Në këtë ceremoni të pranishëm janë edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit.

Epopeja e UÇK-së shënon përvjetorin e betejës së lavdishme mes familjes legjendare Jashari të Prekazit dhe forcave serbe.

Në këtë betejë që ka zgjatur tre ditë janë vrarë 55 njerëz, 22 prej të cilëve familjarë të ngushtë të Adem Jasharit dhe vetë ai.

Beteja në Prekaz është zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.