Rruga e fshatit Golluboc të Malishevës

Fshati Golluboc i Malishevës me rrugë të paasfaltuar

Rrugët e paasfaltuara dhe ujërat e zeza që rrjedhin mbi sipërfaqe janë problemet që përballen banorët e fshatit Golluboc të Malishevës.

Rrugët përgjatë shkollës fillore në këtë fshat, konkretisht në rrugën e quajtur “Fejzë Rashiti” tashmë e disa kohë në vend të asfaltit është e mbuluar me baltë.

Një banor i këtij fshati që ka raportuar në KALLXO.com thotë gjendja e keqe e rrugës po vështirëson edhe qarkullimin e banorëve për në rrugët kryesore.

Rruga e fshatit Golluboc të Malishevës

Ai thotë së bashkë me banorë të tjerë kishin marrë iniciativë për rregullimin e rrugës, që meqë rast kishin investuar rreth 7 mijë e 500 euro për shtrimin e shtresës së parë.

Gjithashtu, sipas tij, për këtë rrugë disa herë kishin bërë ankesa në Komunën e Malishevës por që nuk ka rezultuar me sukses.

I kontaktuar nga KALLXO.com drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Islam Vrenezi u shpreh se kjo Komunë ka planifikuar që këtë vit të rregullojë disa rrugë tjera.

Mirëpo, ai thotë se qe nëse ka rishikim të buxhetit te intervenojnë në rregullimin edhe të rrugës për të cilën ankohen këta banorë.

“Sa i përket asaj rrugës jemi ne dijeni, mirëpo sa i përket projekt buxhetit komunal, ne si drejtori nuk kemi mundur te inkorporojmë ne projekt buxhet pasi asambleja ka vendosur për disa rrugë tjera. Rrugët te cilat janë ne projekt buxhet për ketë vit janë Lagja Dashevci dhe lagja Hoxhaj. Mirëpo do të tentojmë që nëse ka rishikim te buxhetit ta inkorporojmë edhe atë rrugë”, ka thënë Vrenezi.

Rruga e fshatit Golluboc të Malishevës
Rruga e fshatit Golluboc të Malishevës
Rruga e fshatit Golluboc të Malishevës
Rruga e fshatit Golluboc të Malishevës
Rruga e fshatit Golluboc të Malishevës