Frashër Krasniqi - Foto: Atdhe Mulla

Frashër Krasniqi ironizon mos-dekretimin e Gent Cakajt si ministër nga Ilir Meta

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi e ka komentuar vendimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të mos e dekretuar Gent Cakajn si ministër për evropë dhe punë të jashtme.

Krasniqi ka ironizuar me kryetarin e ish partisë së tij, Albin Kurtin.

Ai ka përmendur edhe Ilir Metën, Sali Berishën e Berat Buzhalën, duke iu referuar këtyre emrave si “lidhja e re e personave që do ta bëjnë bashkimin e kombit”.

Lexoni të plotë statusin e Frashër Krasniqit

Albin Kurti, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Berat Buzhala – lidhja e re e politikanëve shqiptarë qe do ta bëjnë bashkimin e kombit ?

Edhe atë, duke refuzuar emërimin e ministrave nga Kosova në Qeverinë shqiptare. Kerrk.

P.S.

S’e di a ka nevojë të shtojmë se si:

– Më 26 janar 2012 Albin Kurti e quajti Sali Berishën vrasës (“Sali Berisha ka vrarë njerëz më 21 janar në Tiranë”), kurse më 4 mars 2016, Sali Berisha e akuzonte VV-në se është “në kundërshtim me idealet kombëtare”.

– Pas koalicionit Rama – Meta, Albin Kurti refuzoi takimin e Edi Ramës duke thënë se ky i fundit po bashkëpunon me një kriminel që ka vrarë njerëz dhe që është i korruptuar.

– Kurse për Berat Buzhalën i madh e i vogël e di çka ka thënë VV-ja dhe Albin Kurti.