Ilustrim

Franca tronditet nga një tërmet

Një tërmet me magnitudë 5.1 ka tronditur Francën Perëndimore, i cili është ndjerë deri në Bordeaux në jug dhe Normandinë në veri.

Tërmeti nxiti shqetësime në të gjithë vendin, por asnjë dëm nuk është raportuar deri më tani, transmeton rtv21.tv.

Shërbimi kombëtar sizmik i Francës tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.1 në mëngjesin e së premtes ishte afër qytetit të Bressuire, që ndodhet midis Angers dhe La Rochelle në perëndim të vendit.

Ajo tronditi qytetet duke përfshirë Le Mans, Nantes, Rennes dhe Caen.

Tërmeti është relativisht i fortë për Francën, e cila në përgjithësi përjeton veprimtari të rrallë sizmike të kësaj shkalle dhe është shtëpia e ndërtesave të shumta historike që nuk janë të dizajnuara për t’i bërë ballë tërmeteve./21Media