Ambasada e Francës në Moskë, Foto: REL/AFP

Franca mbyll misionin e saj tregtar në Rusi

Ambasada e Francës në Moskë tha se do të mbyllë misionin e saj tregtar në Rusi, për shkak të kushteve të përkeqësuara, të imponuara nga qeveria ruse.

“Kushtet e punës për Biznesin Francez në Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme në muajt e fundit, përfshirë këtu konfiskimin e llogarisë bankare të zyrës nga autoritetet ruse, edhe pse ajo ka qenë e mbrojtur me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, tha përmes një deklarate ambasada franceze.

Ajo po ashtu përmendi dëbimin e drejtorit të zyrës nga zyrtarët rusë.

Drejtori i Biznesit Francez ka qenë njëri nga katër diplomatët francezë të dëbuar në muajin mars, si përgjigje e Rusisë ndaj dëbimit të diplomatëve rusë nga qeveritë perëndimore, për shkak të helmimit me agjent nervor të një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në Angli./REL