Franca falënderon Kosovën për mbështetje pas zjarrit në Notre-Dame

Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë simbolike të parave prej 20 mijë eurosh në kontribut të restaurimit të Katedrales Notre-Dame në Francë që u përfshi nga një zjarr aksidental.

Kjo ndarje e fondeve simbolike nga Qeveria e Kosovës ka shkaktuar debat të madh dhe reagime të ndryshme nga politikanët.

Gjithashtu, në opinionin publik në Kosovë kishte edhe reagime në shenjë solidarizimi për dëmtimin e katedrales nga zjarri dhe kjo u ka bërë përshtypje ambasadës së Francës.

E Franca nëpërmjet ambasadës së vet në Kosovë, ka falënderuar përzemërsisht Kosovën, autoritetet politike, fetare dhe shoqërinë civile për mesazhin e dhënë.

“Ambasada franceze në Kosovë dëshiron t’i falënderojë ngrohtësisht autoritetet politike, fetare dhe shoqërinë civile të Kosovës për mesazhin e tyre mbështetës pas zjarrit që shkatërroi një pjesë të katedrales Notre-Dame në Paris”, thuhet në falënderimin e ambasadës së Francës.

Më tutje, ata kanë shkruar se kjo është dëshmi e simpatisë dhe miqësisë që e ndjen populli francez, duke vazhduar me falënderim edhe për Qeverinë për fondet e ndara.

“Këto janë dëshmi të simpatisë dhe miqësisë që shkojnë në ndjenjat e popullit francez. Franca falënderon gjithashtu Qeverinë e Kosovës për kontributin e saj në fondin për restaurimin e Notre-Dame”, thuhet në falënderim në fund.

ETIKETA

18 Prill 2019 - 21:53

RTK 18/04/2019 - 21:53
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend