(FOTO)Nis ceremonia e varrimit të policit të vrarë

Mijëra njerëz po marrin pjesë në varrimin e policit Izet Demaj i cili mbeti i vrarë në një aksion kundër grabitjes së një banke në Istog.

Një numër i madh i qytetarëve kanë marrë rrugën për në Koshare, ku pritet të varroset me nderime shtetërore në varrezat e dëshmorëve në Koshare, polici i vrarë të enjten në Istog, Izet Demaj.

Gazetari i KALLXO.com, raportoi se kolona e veturave nga Peja për në Koshare është shumë e gjatë.

Qindra vetura janë nisur në drejtim të Koshares për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit Izet Demaj.

29 Dhjetor 2018 - 15:05

Kastriot Berisha 29/12/2018 - 15:05
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend