Pamje nga votimet në Maqedoni. Foto-Arkiva: MIA

Fotografon Votën, Kapet nga Policia

Një votues në qytetin e Strugës ka fotografuar votën në vendin e votimit por është diktuar nga një vëzhgues i shoqatës qytetare MOST.

Votuesi është shoqëruar më pas nga policia të cilët kanë gjetur foton në celularin e tij, shkruan TV21.TV

Pas kësaj, zhvillimi i procesit në këtë qendër të votimit ka vazhduar pa u ndërprerë, ku deri në ora 12:00 kanë dalë 12% të votuesve.

Ndryshe, në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet lokale, gjatë të cilave do të zgjidhen kryetarët e 80 komunave dhe të qytetit të Shkupit si dhe anëtarët e kuvendeve komunale.

Më herët, u raportua për një incident në Butel, ku pati përleshje me grushte. /21Media