Fotografi prekëse nga ceremonia e varrimit të policit Izet Demaj

Sot është varrosur polici Izet Demaj që mbeti i vrarë nga një shkëmbim me armë me grabitësin Kamer Metaj në Istog.

Polici Demaj, që kishte qenë pjesë e luftës së Kosharës u varros me ceremoni shtëtërore pranë bashkëluftëtarëe , u varros në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Të pranishëm në varrim ishin një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve e qytetarë të shumtë.

KALLXO.com ua sjellë përmes fotografive ceremoninë e varrimit.

Vajza e policit Izet Demaj, gjatë fjalimit të saj, kujtoi momentet kur babai i saj i kishte folur disa herë për dëshmorët e Kosharës, Agim Ramadanin, Salih Cekun, me të cilët u bashkua sot edhe vet Izet Demaj.

“I dashur baba shpesh më fole për Agimin, Salihun, Abazin e Aliun, pjesë e të cilëve u bëre edhe ti sot. Ishe krenar që luftove pranë tyre e ne jemi krenar që të patem, edhe pxe shkurt e jetuam jetën me ty. Pusho i qetë babi im pranë shokëve që i deshe shumë. Ne do të rritemi me dashurinë për ty dhe me shpresën që Kosova do të bëhet ashtu siç e dëshiroje ti”, ka thënë në mes tjerash vajza e policit të ndjerë.

 

Ndërsa, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj se tani kanë motivim më të madh për ta luftuar krimin.

“Dëshira dhe ideali i tij do të qëndrojnë gjithmonë. Ne kemi edhe më shumë motivim për ta padandaluar dhe luftuar me sukses krimin”, tha Qalaj

 

Në ceremoninë e varrimit të Izet Demajt, Haradinaj tha se duhet të jemi më afër se kurrë me policinë e Kosovës.

“Rasti i Izetit është porosi e qartë për ne Kosovë që nuk guxojmë me lanë policin vetëm, çdo qytetar është polic, të gjithë jemi me Izetin, familjen e Izetit dhe misionin e Izetit. Të gjithë jemi Izet sot, nesër dhe gjithmonë”, tha  Haradinaj.