Fotografi nga vendi ku u vra i riu në Ferizaj

Një 25 vjeçar është vrarë para pak orëve në afërsi të stacionit të autobusëve në Ferizaj.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar për KALLXO.com vrasjen e një të riu me inicialet M. A. Sipas Jasharit një person i dyshuar me inicialet Sh. R. është arrestuar si i dyshuar për rastin.

“Rreth orës 12:30 në rrugën Ahmet Kaqiku, ka ndodhur një vrasje. Viktima është i moshës madhore rreth 25 vjeçar me inicialet M.A. I dyshuari me inicialet Sh. R. është arrestua nga ana e Policisë dhe tani është në stacionin policor në Ferizaj”, ka thënë kryeprokurori Jashari.

 

Sipas tij, ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.

Foto: Kallxo.com

“Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, tani jemi duke u marrë me rastin dhe për gjithçka do e informojmë opinionin me kohë”, ka thënë Jashari.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

 

“Sot rreth orës 12:30 në Ferizaj ka ndodhur një vrasje, ku ka humbur jetën një mashkull rreth moshës 25-30 vjeçare. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’, ku fillimisht është raportuar për gjuajtje me armë zjarri dhe një person të lënduar”, tha zëdhënësi Agim Gashi.

Foto: Kallxo.com

Gashi tha për se në vendin e ngjarjes përveç Policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes. Ai tha se Policia është duke e hetuar rastin.

https://kallxo.com/vritet-nje-i-ri-ne-ferizaj/

KALLXO.com ju sjell fotografi nga vendi ku ndodhi vrasja.

 

Foto: Kallxo.com