Foto: Atdhe Mulla

Fotogaleri: ‘Thirrjet’ e Grave të Vrara Nga Burrat e Tyre

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, në Prishtinë është duke u shënuar me lule dhe protesta.

Një nga protestat e dizajnuara përmes billbordeve nga grupi i qytetareve nga Prishtina “HaveIt”.

Ky grup ka vendosur mesazhe kumbuese në tre billbordë në rrugën që çon te stacioni kryesor i policisë në kryeqytet.

Në dy nga billbordet janë vendosur emrat e dy grave të vrara nga burrat e tyre gjatë viteve të fundit: Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi.

Ndërsa në billbordin e tretë është vendosur pyetja “Edhe sa thirrje të humbura?” si aludim për raportimet e panumërta që viktimat e dhunës në familje i kishin bërë në polici para se kjo dhunë t’u kushtonte me jetë.

Fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla, ka marrë disa fotografi të këtyre billbordeve:

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla