FOTOGALERI: Thaçi në Ujman

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot realizoi një  vizitën e në veriun e Kosovës , më saktësisht te Liqeni i Ujmanit.

Thaçi sqaroi  vizitën e tij atje  ku ndër tjerash tha  nuk mund t’i refuzonte qytetarët e Bërnjakut që e qarosën me kafe

“Unë sapo vizitova pikën kufitare të Kosovës në Bërnjak ku takova policë e doganierë të Republikës së Kosovës që kryejnë punën në mënyrë të mrekullushme. Pas kësaj e vizitova edhe liqenin e Ujmanit, tek ky aset i fuqishëm i Republikës së Kosovës në sektorin energjetik dhe të bujqësisë dhe një vend i mrekullisë natyrore që ka ditur veç zoti ta fal dhe natyrisht dora e qytetarit të Kosovës. Nga Mitrovicë vijë edhe më i relaksuar nga rezet e diellit të kësaj vjeshte Nuk mund të refuzoja edhe ftesën e qytetarëve të Bërnjakut që më qarosën për kafe”, tha Thaçi.

Në një postim në Facebook ai postoi disa fotografi qè përfshinin shëtitjen e tij me varkë.

Në anën tjetër në kryeqytet ka filluar protesta e thirrur nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Qëllimi i protestës sipas organizatorëve është shfaqja e kundërshtimit ndaj idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Për ditë me radhë, LVV ka publikuar video promocionale dhe ka bërë tubime ku ftoi qytetarët dhe aktivistët në protestë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve që sipas tyre nënkupton edhe shkëmbim territoresh.

Autobusë falas për aktivistë dhe qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen protestës janë organizuar nga LVV me nisje nga secila komunë e Kosovës.

“Të shtunën, me 29 shtator, prej orës 14:00, së bashku do të protestojmë paqësisht e qytetarisht në Prishtinë kundër pazareve me Serbinë, për sovranitetin e vendit”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.