Foto: Atdhe Mulla

Fotogaleri: Greva në arsim

Mësimdhënësit e Kosovës sot kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së përgjithshme.

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e ka shpallur grevën që nga 14 janari i këtij viti, pasi po kërkojnë rritjen në 30 për qind të  koeficientit të pagave të punëtorëve të arsimit në vend.

SBASHK ka paralajmëruar se greva nuk do të ndërpritet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Në anën tjetër, zyrtarët qeveritarë i kanë quajtur të arsyeshme kërkesat e mësimdhënësve, por kanë thënë se shteti nuk ka buxhet që në tërësi të përmbushë kërkesat e mësimdhënësve.

https://kallxo.com/masht-e-sbashk-se-bashku-ne-kuvend-per-greven/

Përveç pezullimit të punës në shkolla fillore dhe të mesme, greva po vazhdon edhe nëpër çerdhe të Kosovës si dhe të martën është shpallur edhe në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sot, kreu u SBAShK, Rrahman Jasharaj, ka qëndruar në Lipjan për të biseduar me arsimtarët grevistë.

Greva në arsim, SBAShK-u në Lipjan – 16.01.2019 – FOTO: KALLXO.com
Greva në arsim, SBAShK-u në Lipjan – 16.01.2019 – FOTO: KALLXO.com
Greva në arsim, SBAShK-u në Lipjan – 16.01.2019 – FOTO: KALLXO.com

Më poshtë ju sjellim fotogalerinë  e grevës në arsim nga fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla:

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla