FOTOGALERI: Fitore e lehtë e Kosovës ndaj Maltës

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Maltës, të cilën në Prishtinë e mposhti sonte me rezultat 3 me 1, ndeshje e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Me këtë fitore, Kosova prin në grup me 7 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 5, Ishujt Faroe me 3 dhe Malta e fundit me vetëm 1 pikë.

Në ndeshjen e sontme, Kosova dominoi në çdo aspekt.

Kombëtarja kaltër e verdh kaloi në epërsi në minutën ’30 me golin e Benjamin Kolollit. Rezultati u barazua në minutën ’51 nga Andre Agius. Kosova kaloi në epërsi me golin e Vedat Muriqit në minutën ’68 dhe me golin e dytë të Kolollit në minutën ’81.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Maltës, Raymond Farrugia, tha se fitorja e Kosovës ishte e merituar dhe se kjo kombëtare ka të ardhme të ndritur.

Ndërsa, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, tha se loja e lojtarëve të tij ishte perfekte.

Fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla, ka realizuar këto fotografi nga ndeshja Kosova-Malta.