Aksidenti komunikacioni (Arkivë)- Foto: KALLXO.com

FOTOGALERI: Aksident mes dy veturave në Mramor

Katër ditë pas aksidentit me fatalitet ku mbetën të vdekur 4 persona në fshatin Mramor, rreth 500 metra më tej, pak minuta më parë ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Dëshmitarë të aksidentit kanë treguar për Kallxo.com se nga ky aksident nuk kanë mbetur persona të lënduar ndërkohë që fotografitë e mëposhtme tregojnë se dy veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi të aksidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.