(FOTO)Asfalti i Pejës bëhet “sallatë”, pas gjashtë muajsh

Nuk është dashur më shumë se gjysmë viti që asfalti i sapo shtruar në Pejë të shndërrohet në shteg gropash

Një veturë që kalon në rrugën që lidh fshatin Novosellë me fshatin Lipë, mund ta ketë të vështirë të ruajë stabilitetin.

KALLXO.com ka siguruar fotografi të asfaltit me shumë gropa.

Pjesë të rrugës duket se janë prerë me qëllim të mbushjes.

Merret vesh që rruga ishte shtruar rreth gjashtë muaj më parë.