(Foto)Aksident afër Klinës, ‘Golf 2’ përfundon në ara

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Klinë-Pejë.

Sipas fotografive të dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, shihet një veturë “Golf 2”, e cila ka dalë nga rruga.

Vetura është mjaft e dëmtuar.

Qytetari ka thënë se nuk e di nëse ka të lënduar në këtë aksident, i cili, sipas tij, ka ndodhur në rrugën Klinë-Pejë, saktësisht në fshatin Poterq.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.