Foto: Vetura përplasë një grua në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak qestesh në afërsi të fakultetit filologjik në Prishtinë.

Në fotografitë e siguruara nga KALLXO.com shihet një grua e cila ka marrë lëndime pasi është goditur nga një makinë. E njëjta është transportuar me ambulancë për në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.