Për shkak të tymit dhe erës së rëndë që e liron kjo veturë, kalimtarët mbyllnin hundë e gojë – Foto: KALLXO.com

FOTO: Vetura Liron Tym të Madh, Ndot Ajrin

Se veturat janë një prej ndotësve kryesorë të ajrit në kryeqytet e dëshmojnë edhe fotot që në adresë të KALLXO.com i ka dërguar një qytetar.

Sipas qytetarit, fotografitë janë bërë sot pasdite në lagjen “Lakrishtë“ në Prishtinë.

Në këto foto shihet një veturë me tabela të Tetovës, e cila liron tym të madh.

Për shkak të tymit dhe erës së rëndë që e liron kjo veturë, kalimtarët mbyllin hundën dhe gojën.

Në fund të janarit dhe fillim të shkurtit Prishtina, Obiliqi e Fushë-Kosova janë ngufatur nga ajri ekstrem i ndotur, i cili ishte pasojë e djegies së qymyrit në termocentrale dhe nga familjet e këtyre qyteteve, si dhe nga numri i madh i automjeteve.

Ndotja e ajrit madje ishte trajtuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

http://kallxo.com/kuvendi-diskutoi-per-ajrin-e-ndotur-pa-votuar-rekomandimet/

Ndërsa, në emisionin “Jeta në Kosovë“ u trajtua strategjia për luftimin e ndotjes së ajrit.

Në përpjekje për të penguar ndotjen e ajrit, Komuna e Prishtinës kishte marrë masa kufizuese të qarkullimit të automjeteve në qendër të qytetit. Kjo masë u zbatua vetëm një ditë, pasi të nesërmen cilësia e ajrit u përmirësua.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari që tregojnë për ndotjen që e ka shkaktuar vetura me targa të Tetovës.