Vërshimet në Mamushë, 16 gusht 2018 - Foto: KALLXO.com

Foto – Vërshime në fushat e Mamushës

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, ka njoftuar për gjendjen e kësaj komune pas reshjeve të mëdha të shiut.

Ai në një postim në ‘Facebook’ kërkuar nga qeveria e Kosovës qe të kompensohet dëmi i shkaktuar nga rrjedhat.

“Si komunë do të verifikojmë dëmet e shkaktuara prej vërshimeve dhe me ndihmën e qeverisë së Kosovës shpresojmë që do të kompensohen bujqit dhe qytetarët e Mamushës”, ka shkruar Krasnic.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në komunën e Suharekës.

https://kallxo.com/demtohet-objekti-i-komunes-se-suharekes-nga-vershimet/