Foto: Kallxo.com

FOTO: Tifozët e Maltës ia hedhin këngës dhe valles para ndeshjes me Kosovën

Rreth 20 tifozë të kombëtares së Maltës janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” para ndeshjes Kosova – Malta e cila do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tifozët maltezë, të veshur me ngjyrat e kombëtares së tyre kanë vallëzuar dhe kënduar para ndeshjes me Kosovën, që është e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në dy ndeshjet e para Kosova ka grumbulluar 4 pikë dhe është në krye të tabelës.

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë një barazim 0 me 0 ndaj Azarbajxhanit si mysafire dhe ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 2 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dje djemtë e Bernard Challandes kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së sontme.

Në këto stërvitje është lënduar mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paqarada, i cili nuk do të paraqitet kundër Maltës.