(FOTO) Të rinjtë e Dragashit me aksion pastrimi

Kuvendi i të Rinjëve në Dragash ka organizuar pastrimin e rrugës Bellobrad-Buzës.

Sipas njoftimit të tyre, në rrugë u pastruan të gjitha mbeturinat.

Ata falenderuan edhe Policinë e Kosovës.

“Vlen të ceket edhe ndihma e Policisë të Kosovës të cilët na garantuan siguri dhe na ndihmuan. Ky aktivitet nuk do të jetë i fundit nga ne”, thuhet në njoftimin e tyre.