FOTO të reja nga kërkimet e FSK-së në rrënojat e hotelit ‘Adriatik’

Për më shumë se 5 orë po vazhdojnë kërkimet për një djalë që dyshohet se ka mbetur i ngujuar pas shembjes së një pjese të hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.

Në ndihmë kërkimit i kanë ardhur edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Sipas policisë dhe Komunës së Mitrovicës dyshohet se shkaku i shembjes ishte renovimi që po bëhej në këtë hotel, për të cilat punime nuk ishte marrë leje.

Rreth hotelit është vendosur një perimetër i sigurisë, megjithatë KALLXO.com ka siguruar fotografi nga brenda këtij perimetri ku shihen kërkimet e FSK-së edhe me ndihmën e qenve.