FOTO: Shoferët e 'Trafikut Urban' vozisin me plis në kokë

Shoferët e autobusëve të Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban” e kanë festuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke punuar.

Por ata për nder të festës së Pavarësisë kanë vendosur plisa në kokë.

Këtë ata e kanë bërë pasi menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban” ka marrë vendim që shoferët e autobusëve të bartin plisa gjatë vozitjes këtë 17 shkurt.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Genc Broqi, anëtar i Bordit të drejtorëve të “Trafikut Urban”.

“Menaxhmenti na ka njoftuar që kanë vendosur që për Ditën e Pavarësisë, si simbol të gjithë shoferët me i vendos plisat”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Foto: Trafiku Urban
Foto: Trafiku Urban
Foto: Trafiku Urban