FOTO - Serbët protestojnë para Gjykatës në veri të Mitrovicës

Disa serbë janë mbledhur para Gjykatës në Mitrovicë të veriut për të protestuar kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Gazetarja e KALLXO.com raporton nga vendi i ngjarjes se serbët janë mbledhur para Gjykatës rreth gjysmë ore më parë.

Serbët kanë mbajtur edhe gjatë javës së kaluar protesta në shenjë kundërshtimi për taksën e vendosur prej 100% për produktet serbe.

Gjatë ditvs, seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës janë mbajtur sipas orarit të planifikuar.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga protesta e cila përfundoi e qetë rreth orës 12:20 .