Arkiv - Remzi Shala ne Gjykatë - 24.05.2019

FOTO - Remzi Shala në Gjykatë

Remzi Shala, i ftuari nga Gjykata Speciale është sjellë në Gjykatën e Prizrenit, pasi u arrestua lidhur me rastin ku është i akuzuar për vrasjen e Haxhi Përteshit në vitin 1998.

Shala – njohur me nofkën ‘Molla e kuqe’ u arrestua tre muaj pasi Gjykata e Prizrenit kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar

Lidhur me arrestimin e Shalës është deklaruar edhe avokati i tij Natal Bullakaj.

“Unë e kam revokuar autorizimin për përfaqësim të tij mirëpo Gjykata Themelore më ka thirrur, nuk kam informacion tjetër përpos se seanca do të mbahet seanca në orën 14:00”, tha Bullakaj për KALLXO.com.

Deri tek ky vendim ka ardhur pasi që Shala kishte munguar në seancën e 9 janarit në Gjykatën Themelore Prizren në gjykimin rreth vrasjes së Haxhi Perteshit në vitin 1998, raporton Kallxo.com.

Shala është njëri nga të ftuarit e Gjykatës Speciale. Ai parashihej të intervistohej më datë 17 janar të këtij viti por nuk i është përgjigjur Gjykatës në atë datë.

KALLXO.com do t’ju mbajë të informuar gjatë ditës në lidhje me këtë seancë.