Magjistralja Prishtinë - Pejë. Foto: Kallxo.com

FOTO – Qarkullim i vështirë në magjistralen Prishtinë – Pejë shkaku i ngricave

Bora që ka rënë mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme ka krijuar vështirësi në qarkullim të automjeteve nëpër rrugët e Kosovës.

Disa fotografi që janë dërguar në KALLXO.com nga një qytetar, tregojnë për gjendjen në magjistralen Prishtinë- Pejë.

Në fotografi dhe pamje të cilat kanë ardhur, shihen veturat duke qarkulluar me vështirësi në rrugën në të cilën qytetari thotë se ka krijuar një shtresë akulli si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes.

Pamjet tregojnë tollovi të krijuara në magjistrale dhe shumë automjete të rënda që janë ndalur në skaj të rrugës në pamundësi të qarkullimit.

Magjistralja Prishtinë – Pejë. Foto: Kallxo.com