Pritja e kombëtares kroate në Zagreb, Foto: Kolinda Grabar - Kitaroviq/ Facebook

Foto: Pritja e kombëtares kroate në Zagreb pas kthimit nga Rusia

Me mijëra qytetarë kishin dalë në rrugët e Zagrebit për të pritur kombëtaren kroate e cila u kthye nga Rusia pas humbjes në finalen e “Kupës së Botës” nga Franca.

Të veshur me fanela të kombëtares kroate apo me ngjyrat e flamurit kroat, qytetarët këndonin e brohorisnin në përkrahje të kombëtares së tyre e cila ka arritur për herë të parë në finalen e një kampionati botëror në gjithë historinë e tyre.

Përderisa anët e rrugëve ishin të mbushura me simpatizantë që valonin flamujtë kroat, në mesin e rrugës parakalonte autobusi me futbollistët e kombëtares kroate të cilët përshëndetnin njerëzit që kishin dalë në rrugë për t’i pritur.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq e cila e ka ndjekur në Rusi kombëtaren kroate në shumicën e ndeshjeve iu ka referuar atyre si “krenaria e Kroacisë”.

Më poshtë keni disa fotografi të postuara në Facebook nga presidentja kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviq.