Vetura e Policisë në trotuar - Foto: KALLXO.com

FOTO: Policia parkon veturën në trotuar

Policia e Kosovës jo rrallëherë i shkel rregullat e trafikut.

Këtë e dëshmon edhe fotografia e dërguar në adresë të KALLXO.com nga një qytetar.

Në këtë fotografi shihet se si një veturë e Policisë është parkuar në trotuar.

Sipas qytetarit, fotografia është bërë në Suharekë.

Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e Policisë shkelin rregullat e trafikut.

Qytetarët raportojnë vazhdimisht në KALLXO.com për shkelje të ndryshme të rregullave nga Policia.

https://kallxo.com/policia-ne-vije-te-plote/

Edhe vitin e kaluar në KALLXO.com kishte ardhur xhirimi i lëvizjes së një makine të policisë që nuk i kishte ndezur dritat derisa qarkullonte nëpër autostradën “Ibrahim Rugova”.

https://kallxo.com/policia-vozit-pa-drita-ne-autostrade/

Kallxo.com