Foto: KALLXO.com

FOTO: Policia mbyll lokalet e dyshuara për bastore në Gjakovë

Policia e Kosovës ka filluar të mbyllë lokalet, të cilat dyshohet se shfrytëzoheshin si bastore.

Të përkrahur nga Inspektorati i Tregut i Komunës së Gjakovës, njësitë e Policisë, në mesin e tyre edhe forcat speciale, janë duke i vendosur shenjat zyrtare të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë nga lokalet.

KALLXO.com raportoi në vazhdimësi për aksionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë kundër lokaleve të dyshuara të lojërave të fatit.

https://kallxo.com/detaje-nga-aksioni-i-specialeve-ne-gjakove/

Lojërat e fatit janë ndaluar me Ligj, i cili ka hyrë në fuqi në muajin maj të këtij viti, pasi i njëjti ishte miratuar më 28 mars 2019 nga Kuvendi i Kosovës.