(FOTO) Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarit për vjedhje

Policia e rajonit të Deçanit ka publikuar disa fotografi të një personi të dyshuar për vjedhje dhe po kërkon ndihmë në identifikimin e tij.

Sipas policisë në disa raste të ‘vjedhjeve të rënda’ që kanë ndodhur gjatë vitit 2018, janë siguruar disa foto të personit të dyshuar.

Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e  vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin e personit të dyshuar në fotografitë e mëposhtme  të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.