FOTO - Pesë vetura përfshihen në aksident trafiku në Prishtinë

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur para pak minutave në lagjen Dardania në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com në të cilat shihen veturat e aksidentuara.

Sipas qytetari në këtë aksident janë përfshirë pesë vetura.

Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime nga ky aksident.