Adem Grabovci në Aeroport - Foto: KALLXO.com

FOTO: Para udhëtimit të Lushtakut e Remit në Hagë, Adem Grabovci në Aeroport

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci, është parë para pak çastesh në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Nuk dihen arsyet pse Grabovci është në Aeroportin “Adem Jashari”.

Mirëpo, për sot është paraparë që të udhëtojnë drejt Hagës dy bashkëpartiakë të Grabovcit, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Ka mundësi që ai të ketë dalë për t’u përshëndetur me Lushtakun dhe Mustafën.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit janë ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar.

Dy ish-komandantët është paraparë që sot të fluturojnë për në Hagë, ku nesër do të intervistohen nga Prokuroria e Specializuar.

https://kallxo.com/dy-ish-komandante-te-uck-se-udhetojne-sot-per-ne-hage/

Sipas kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, për intervistë nga Gjykata e Hagës janë ftuar 11 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

https://kallxo.com/kryetari-i-ovl-uck-se-11-pjesetare-te-uck-se-jane-te-thirrur-per-ne-hage/

www.kallxo.com