Aksidenti - Foto: KALLXO.com

FOTO: Një veturë e EULEX-it përfshihet në një aksident në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qendër të Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture me tabela vendore dhe një veture të EULEX-it.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, shihet se aksidenti ka ndodhur afër Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore.

Në foto shihet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: