Polici i vrarë në Istog, Izet Demaj. Foto: Kallxo.com

FOTO: Ndizen qirinj në Istog në nderim të policit Izet Demaj

Gjatë mbrëmjes në qytetin e Istogut janë ndezur qirinj në nderim të Izet Demaj, policit të vrarë dje gjatë grabitjes së një banke në Istog.

Izet Demaj, do të varroset nesër në Koshare në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 138-të, nën patronatin e Policisë së Kosovës.

Nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut drejt varrezave të dëshmorëve në Koshare do të bëhet në orën 11:00.

Nga ora 13:30 deri në orën 14:00 do të zhvillohen homazhet pranë arkivolit të policit Demaj e më pas do të vazhdojnë edhe fjalimet në nderim të tij.

Ndërsa ceremonia e varrimit do të filloj nga ora 14:30.

Demaj i cili humbi jetën në moshën 42 vjeç, ishte bërë pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga 8 janari i vitit 2001.

Ai po ashtu ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Foto: Kallxo.com