Ilustrim

FOTO: Klinë, qytetarit i gjenden 2 Kallashnikovë, 3 revole dhe 865 plumba

Pas një pune operativo-hetimore, Policia e Klinës në shtëpinë e qytetarit B.E. (1994), nga fshati Gjurgjevik i Vogël ka gjetur një arsenal të tërë armësh e municioni.

Policia njofton se në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Pejë – dega Klinë është siguruar urdhëresa për bastisje të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse.

Gjatë bastisjes së realizuar sot në mëngjes janë janë gjetur dhe konfiskuar: Një Kallashnikov (prodhim kinez), me 3 karikator dhe 77 copë fishekë, një Kallashnikov (prodhim i Zastavas), me një karikator dhe 24 copë fishekë, një revole TT me 9 copë fishekë dhe një karikator, një tjetër revole TT me 32 copë fishekë dhe dy karikatorë, një revole VZOR, 26 copë fishekë dhe një karikator, një pushkë ajrore prodhim turk, 577 copë fishekë cal. 7.62x39mm, 70 copë fishekë cal. 7.62×25 mm dhe 50 copë fishekë cal. 7.65 mm.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Pejës, i dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se armët e lartcekura janë të tij.

Me urdhër të prokurorit të shtetit ndalohet 48 orë dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’.

Gjatë realizmit te urdhëresës së lartcekur hetuesit kane vërejtur se një nga fqinjët e tij ishte duke fshehur diçka.

Hetuesit menjëherë e kane kontaktuar dhe kanë kërkuar prej tij se çfarë kishte fshehur.

I dyshuari B.E. i lindur më 1984, ka pranuar se kishte fshehur armë  AK-47 me dy karikatorë me 38 copë fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe armët me municion janë konfiskuar, me urdhër te prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve”.

Patrulla policore gjatë implementimit të planit operativ me datën 21.02.2019 rreth orës 01:00 kanë ndaluar një automjet me targa vendore të tipit VW dhe gjatë kontrollimit të automjetit tek i dyshuari  D.R. i lindur (1981), në automjet është gjetur dhe  konfiskuar një AK-47, një karikator dhe 70 cope fishek cal. 7.62×39 mm dhe ndaj të dyshuarit  është iniciuar rasti “Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve”.

I njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit ndalohet në qendrën e mbajtjes për 24- orë.