Ceremonia e përurimit të autostradës Prishtinë - Shkup - 29.05.2019

FOTO - Gjithçka gati për përurimin e Autostradës 'Arbën Xhaferi'

Ndonëse me pesë muaj vonesë, sot përurohet Autostrada “Arbën Xhaferi” që buxhetit të vendit i kushtoi rreth 700 milionë euro.

Nën protokollin e Zyrës se Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të pranishëm në përurim janë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Autoudhën “Arbën Xhaferi” në vitin 2014 e filloi ministri Fehmi Mujota i PDK-së, i cili nënshkroi kontratën me “Bechtel & Enka”, e vazhdoi ministri i LDK-së, Lutfi Zharku e po e përfundon sot, ministri nga AAK, Pal Lekaj.

Autostrada e re është e gjatë 65 kilometra, ndërsa ajo ka edhe urën më të gjatë ne rajon si veçanti me 5 mijë e 700 metra dhe lartësi prej 83 metra.

Kjo rrugë lidhë shtetin e Kosovës me atë të Maqedonisë Veriore.

Pagesa 53 milionëshe për Bechtel&Enka-n, do t`i mbulonte pagat me rritje për të gjithë mësimdhënësit për më shumë se një vit

.