FOTO: Fushë- Kosovë, paleta i shpëton këmbësorët dhe veturat të mos bien në pusetë

Një paletë e vendosur nga qytetarët po i shpëton këmbësorët dhe veturat të mos bien në një pusetë të hapur në mes të rrugës “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Një qytetar ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet se si një paletë është vendosur mbi një pusetë, kapaku i të cilës është thyer, në mes të rrugës në Fushë-Kosovë.

Qytetari ka treguar se kjo paletë ka disa ditë që është vendosur dhe se askush nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta rregulluar problemin.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com :